Si të mos bëhësh gay




Prej kohësh studime shumë të rëndësishme shkencore janë përpjekur të gjejnë kurën për sëmundjen e mijëvjeçarit. Jo, nuk është HIV/AIDS. Është homoseksualiteti. Patologji e hershme dhe e rëndë që shkatërron njeriun, familjen, shoqërinë, kombin, Bashkimin Europian, kontinentet e botës dhe botën në vetëvete. Shkakton stres, dhunë, papunësi, inflacion dhe vdekje makabre.

Rreth një shekull më parë, Doktorën Van Der Karën nxorri një manual shumë të rëndësishëm, të bazuar në studime rigoroze empirike, se si të mos bëhesh gay. Ndër pikat, mund/duhet të përmend:

  1. Mos shiko asnjëherë një gay në sy, në qoftë se e di që ai është gay. Rreziku i infektimit është kaq i lartë, sa duhet sesbën të ndryshosh drejtimin e shikimit brenda 5 sekondave që nga momenti i ndërgjegjësimit që je duke parë një gay.


  2. Nëse takon një gay, ke më pak se 30 (tridhjetë) minuta në dispozicion, që nga momenti i marrjes së informacionit që personi që takove ka orientim seksual drejt të njëjtit seks,  që të amputosh (presësh) krahun që ka pasur kontaktin. Shpëtimi është i mundshëm. Kërkohet vetëm vullneti/dëshira e mirë.



  3. Në qofë se takon një mik dhe po miqësisht (sipas traditës së nderuar ballkanike) e puth në faqe 2-4 herë, kjo nuk përbën një problem. Në qoftë se ama, takon një homoseksual, që e di që është i/e tillë dhe miqësisht (sipas traditës së nderuar ballkanike) e puth në faqe 2-4 herë, jazëk të qoftë! Mallkuar qofsh e u fshiftë fara jote!


Një tjetër studim, po aq rigoroz dhe plotësisht i mbështetur në fakte empirike, vjen nga Bjeri Fortinhalt  Bythënvald, i cili përshkruan simptomat e një homoseksuali:

  • Një djalë gay thotë gjithnjë që është hetero
  • Një djalë gay kalon orë të tëra duke përzgjedhur edhe syzet që do të veshë, në mënyrë që të shkojnë me arredimin e lokalit ku do të shkojë.
  • Një djalë gay nuk del për 7-10 ditë nga shtëpia nëse i del një puçër, duke u thënë shokëve që e ka zënë zgjebja.
  • Një djalë gay sheh të gjithë meshkujt që takon, qofshin miq a jo, për madhësinë e penisit
  • Një djalë gay flet gjithnjë për vajza, në mënyrë që të duket sa më heteroseksual të jetë e mundur.
  • Një djalë gay deklarohet gjithnjë 100% heteroseksual, e megjithatë, edhe pse është më i bukur se Joni Peçi dhe Bledi Strakosha – të marrë së bashku – është gjithnjë singëll.
  • Një djalë gay poston në Facebook, MySpace etj. foto të tijat ku është duke përqafuar miqësisht shokët e tij. Karakteristikë është tregimi i leshit të gjoksit.
  • Një djalë gay sa herë që kërkohet një përshkrim, shkruan “Nuk jam gay.”
  • Një djalë gay do t’ju ndjekë në banjë vetëm për të parë madhësinë e penisit tuaj.
  • Një djalë gay lahet ditë për ditë, por jo për higjenën vetjake. Në të vërtetë ai eksitohet kur sheh veten nudo.
  • Një djalë gay  futet në palestër vetëm që të bëjë dush me meshujt e tjerë dhe t’i shohë penisin.
  • Një djalë gay dashurohet me mikun e tij më të mirë, që natyrisht, është heteroseksual.
  • Një djalë gay, edhe pse e di qe ti je heteroseksual, sa herë që të sheh, mendon për fantazitë më të çmëndura seksuale.


Kuriozitete:

Synimi kryesor për çdo homoseksual të deklaruar është që të shkatërrojë bazën e shenjtë të familjes.
Edhe homoseksualët përdorin profilaktikë.
Homoseksualët do të jenë një nga arsyet më të rëndësishme të zhdukjes së njerëzimit.
Femra: në qoftë se shihni një profil në Facebook të një mashkulli shumë të bukur, dijeni që ai është gay!

Paradat:

Në asnjë vend nuk është shkruar që duhet të jesh serioz për të qënë krenar. Edhe kush është gay mund të jetë krenar. Homoseksualët e të gjithë botës, kanë vendosur që, të paktën një herë në vit, të manifestojnë nëpër sheshet e qyteteve kryesore, përgjithësisht të veshur si sado-mazokistë, drag-queen apo Platinette; kryesisht që të jenë një shënjestër sa më e thjeshtë për lacat, homofobët, neonazistët dhe shtëpiaket e dëshpëruara, që i dhjesin në dru.

Diku nga fundi, u dëgjua një pordhë. Zëra të pakonfirmuar, thonë që ishte inteligjenca që po dilte nga salla. Asnjë nuk do ta dijë me siguri.



0 komente:

Post a Comment

My Instagram